Kërkesë oferte për përkthim me shkrim
Ju nevojitet një përkthim me shkrim dhe doni që përkthimin t'ju bëjmë ne? Atëherë këtu mund të na drejtoheni duke kërkuar një ofertë jo-obligative. Ju lutemi në atë rast të na dërgoni tekstin që duhet përkthyer përmes postës elektronike ose faksit. Aty mund të na informoni se në ç'gjuhë dhe në ç'afat ju duhet përkthimi i tekstit burimor. Gjithashtu duhet të dimë në ju duhet ky përkthim me ose pa vulë. Pasiqë kemi pranuar dhe parë tekstin tuaj, mund t'ju bëjmë një ofertë jo-obligative. Zakonisht ndodh kjo brenda 24 orësh. Pas pëlqimit tuaj ia fillojmë punës së përkthimit. Përkthimi i përfunduar ju dërgohet ose dorëzohet pasiqë është kontrolluar dhe rishikuar radhazi.

Kërkesë oferte për përkthim me gojë
Ju nevojitet një përkthyes me gojë nga një gjuhë Evropiane? Atëherë na njoftoni. Tek ne mund të porosisni përkthyes për një/ca orë pune ose gjysmë dite dhe për qëllime të llojllojshme. Sikur për shembull për shoqërimin e një delegacioni të huaj, mbledhje, kongres, seminar, mirëpo gjithashtu edhe për një vizitë në spital, përkthimin e një akti etj. Varësisht nga natyra e projektit, ne ju gjejmë përkthyesin(en) e duhur i(e) cili(a) më së miri përshtatet në projektin tuaj.
 
Ju duhet një përkthyes për një periudhë të shkurtër, për shembull për një gjysmë ore? Atëherë në disa raste mund gjithashtu t'ju rregullojmë një telepërkthyes (përkthyes përmes telefonit). Kështu mënyra e punës është më e shpejt, më efikase dhe më e qëndrueshme (pa kohëhumbje dhe kosto rruge). Informohuni për mundësitë që kemi!
Punojmë vetëm sipas marrëveshjes paraprake dhe nuk ofrojmë domethënë shërbime çasti.

Ndërmarrja e qëndrueshme shoqërore
Ndonëse në lëmin tonë duket paksa më vështirë të punohet me përgjegjshmëri shoqërore, me idetë  tona novatore mund prapëseprapë ti japim kontribut të theksuar qëndrueshmërisë, njeriut dhe mjedisit. Kjo baraspeshë na çon drejt performancave edhe më të mira dhe shtuarjes së klientëve të kënaqur. Kështu ne preferojmë, aty ku është e mundur, të dorëzojmë përkthimet në mënyre digjitale. Poashtu përpiqemi të planifikojmë shërbimet e përkthimeve me gojë asisoji në mënyre që përkthyesit mos ti bie të udhëtojë shumë larg nga vendbanimi i tij. Shpeshherë mund t'ju rregullojmë edhe telepërkthyes (përkthyes përmes telefonit), me ç'rast kursejmë kohën, kostot e rrugëtimit dhe shpenzimet tjera të tilla. Më mirë dhe lirë për ju, mirëpo më efikas dhe  mbi të gjitha më qëndrueshëm për ne të gjithë. Kjo është, sipas nesh, një çështje e aftësive profesionale logjistike.

Kërkesë oferte:

* Emri dhe mbiemri juaj
* Ndërmarrja/Organizata
* Numri i telefonit
Adresa e-postare
Adresa e sajti të uebit
   
Përkthim me shkrim
   
Gjuha burimore
Gjuha objektiv
Afati i fundit
Numri i fjalëve (afërsisht)
Informacion shtesë
   
Përkthim me gojë
   
Gjuha
Dialekti
Data dhe koha
Kohëzgjatja e bisedës (siç pritet)
Informacion shtesë
   
Kodi verifikues